☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Senatorët mbështesin qëndrimin në NATO pas kërcënimeve të Trump

Dy senatorë të rëndësishëm amerikanë, nga të dy krahët politikë, kanë shprehur mbështetje të fortë për qëndrimin e SHBA-së në NATO, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit Donald Trump për një tërheqje të mundshme nga aleanca.

Në një deklaratë të përbashkët demokrati Chris Coons dhe republikani Mitch McConnell theksuan se qytetarët amerikanë janë më të sigurt kur NATO mbetet e fortë dhe e bashkuar.

“Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta kur NATO është e fortë”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet roli kyç i aleancës për paqen dhe mbrojtjen jo vetëm të Amerikës, por edhe të Evropës dhe botës.

Senatorët theksuan gjithashtu se Senati do të vazhdojë të mbështesë NATO-n, pavarësisht debateve politike, duke e konsideruar aleancën një shtyllë të sigurisë globale.

Ata rikujtuan se presidenti nuk mund të vendosë i vetëm për një tërheqje nga NATO, pasi një vendim i tillë kërkon një shumicë prej dy të tretash në Senat.

Në deklaratë u përmend edhe historia e NATO-s, e cila që nga themelimi në vitin 1949 ka ndërhyrë ushtarakisht vetëm një herë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-së.

Senatorët nënvizuan sakrificat e aleatëve, duke kujtuar se trupat e NATO-s kanë luftuar dhe kanë humbur jetën në Afganistan dhe Irak përkrah forcave amerikane.

Ata paralajmëruan se këto sakrifica dhe angazhimi i aleatëve nuk duhet të nënvlerësohen, në një kohë kur diskutimet për rolin e NATO-s janë intensifikuar.

Deklarata vjen pasi Trump dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio kanë kërcënuar sërish me daljen e SHBA-së nga NATO, për shkak të mosangazhimit të disa aleatëve në luftën kundër Iranit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.