Kronika

Gjykata lë në burg biznesmenin Gentjan Lulja, u kap në portin e Durrësit me 1.2 kg kokainë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Gentian Luljan, i arrestuar të premten me 1.2 kilogramë kokainë, në tentativë për t’i trafikuar drejt Gjermanisë.

36 – vjeçari pronar i një kompanie udhëtimesh dhe disa bizneseve në Tiranë u prangos në portin e Durrësit. Pas dyshimeve, policia kontrolloi imtësisht mjetin me të cilin udhëtonte Lulja dhe poshtë levës së marshit u gjet lënda narkotike.

Vendi ishte modifikuar dhe vetëm pasi pikasën saldimin e një pjese në këtë zonë, policia arriti të zbulojë sasinë e drogës. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se prej kohësh policia kishte dyshime se 36 – vjeçari merrej me trafik droge. Disa herë ishte kontrolluar në portin e Durrësit por nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë në makinë.

Lulja mbahej në survejim nga policia. Hyrje – daljet e tij të shpeshta nga porti i Durrësit me makinë, krijuan dyshime mbi aktivitetin kriminal të biznesmenit. Hetimi për Luljan do të kryhet nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe deri tani ai nuk ka pranuar të flasë duke sqaruar se këtë gjë do ta bëjë në një moment të dytë. Prokuroria dhe policia thonë se do të vazhdojnë hetimet për këtë rast, për të sqaruar nëse ka të tjerë persona të përfshirë apo edhe për identifikuar pritësit e kokainës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button