☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.02 ▲0.15%
ARI 4,790 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,109 ▲ +1.28% ETH $2,217 ▲ +1.66% XRP $1.3423 ▲ +1.01% SOL $83.5700 ▲ +1.62%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.02 ▲0.15 % ARI 4,790 ▼0.58 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.02 ▲0.15 % ARI 4,790 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata rrëzon shoqërinë civile, vendos pro ndërtimit të këndit të lojërave te Liqeni

Rrëzohet kërkesa e shoqërisë civile për pezullimin e punimeve për ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit. Gjykata Administrative vendosi sot që të lejojë vazhdimin e punimeve të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni, duke i dhënë fund edhe debatit mbi ligjshmërinë e punimeve aty. Por, mbi të gjitha fëmijët e Tiranës do ta kenë gati këndin e tyre në 1 qershor, siç edhe ka premtuar kryebashkiaku i Tiranës.

Kërkesa e shoqërisë civile, e cila në këtë çështje përfaqësohej dhe mbrohej nga Altin Goxhaj dhe studioja e tij avokatore, pretendonte që Gjykata Administrative të pezullonte punimet për këndin e lojërave për fëmijë. Por, vendimi për rrëzimin e kërkesës nga ana e gjykatës vërtetoi edhe një herë ligjshmërinë e punimeve nga ana Bashkisë së Tiranës, por edhe ekzistencën e lejes për zhvillimin e projektit sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Me sa duket, as politizimi i çështjes nga opozita dhe protestat e saj të dhunshme kundër këndit të fëmijëve, por as presionet e Presidentit Bujar Nishani, i cili u përfshi së fundi krejt pa vend në punët e pushtetit vendor, nuk kanë dhënë fryte për Partinë Demokratike, e cila e ka kthyer prishjen e këndit të lojërave në kalin e saj të betejës politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.