☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,841 ▼ -4.74% ETH $1,983 ▼ -4.13% XRP $1.3306 ▼ -2.27% SOL $82.7800 ▼ -5.26%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi i Berishës në Londër: Provat, do të shpaloset edhe dëshmia e ish zyrtarit të SHIK

Ora 10:30 e kësaj të mërkure gjeti ballë përballë në Londër avokatët e Sali Berishës dhe përfaqësuesit e ministrisë së brendshme Home Office si të paditur për vendimin e shpalljes non grata të ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptarë.

Në këtë listë të proceseve gjyqësore në SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) shqyrtimi i padisë të Sali Berishës është parashikuar të zgjasë katër ditë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton  se në këtë seancë të dytë, përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën.

Ky do të jetë momenti kur Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të njihet me materialet mes tyre edhe ato të formës sekret,  përmes të cilave Home Office e lidh ish kryeministrin me ngjarje kriminale dhe korrupsion.

Top Channel mëson se pjesë e kësaj dosje është edhe dëshmia e gjatë dhënë nga një ish zyrtar i SHIK i cili ka fituar azilin politik në Britaninë e Madhe

Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur.

SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës.

Megjithatë në vendimin final do të renditet disa të dhëna të paraqitura prej palëve në këtë proces.

Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të shpalosë prapësimet për vendimin ndaj Berishës të enjten.

Kompania avokatore e zotit Berisha në këtë proces është e përbërë nga juristë të kompanisë Brick Courts Chambers e cila në ditarin e çështjeve me profil të lartë që ka renditur për 2024 edhe atë të Sali Berishës.

Vendimi nëse shpallja e Sali Berishës person non grata prej Britanisë së Madhe ishte legjitim apo jo pritet të shpallet nga SIAC fillimin e muajit prill./tch

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.