Kronika

Gjyqi ndaj imamëve, i pandehuri: Po na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës

Ende pa nisur procesi ndaj nëntë imamëve të dyshuar se kanë rekrutuar shtetas shqiptarë për në luftimet në Siri, masat e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë qenë mjaft të larta.

Herët në mëngjes policia ka kontrolluar ambientet e brendshme dhe të jashtme me qen anti-eksploziv, ndërkohë që forcat “Shqiponja” kanë blinduar godinën.

Këto masa janë përforcuar pasi ditë më parë prokurorja Elisabeta Imeri kërkoi 152 vite burg për të pandehurit që akuzohen për çështje terrorizmi.

Situata ishte e njëjtë edhe brenda gjykatës. I pandehuri Zeqir Imeri i tha gjykatës se nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar dhe për këtë arsye ai refuzoi të thoshte fjalën e fundit para vendimit.

Ish-imami Gerti Pashja kërkoi rihapje të gjykimit pasi sipas tij nuk ishin marrë disa prova, kërkesë që u vlerësua si joproceduriale.

Duke drejtuar gishtin nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane që monitoron procesin, Geri Pashja akuzoi gjykatën se, “ne ndodhemi në burg se ju u keni dhënë besën këtyre burrave”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button