Gjyqi Rama-Paloka, Prokuroria: Nuk ka vepër penale
Prokuroria deklaron se nuk ka vepër penale në padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit demokrat Edi Paloka.
Në seancën e zhvilluar këtë të premte në Gjykatën e Lartë, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, tha se shpifja për shkak të detyrës nuk parashikohet në Kodin Penal.
Në këto kushte, prokuroria kërkon pafajësi për Edi Palokën, ndërsa Kolegji Penal do të shprehet më 5 qershor.
Më herët, avokatët e kryeministrit Rama kërkuan që Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD-së, të ndiqet penalisht për fyerje, ndërsa avokatët e Palokës kishin kërkuar rrëzimin e padisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.