Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,419 ▼ -0.1% ETH $1,995 ▲ +0.01% XRP $1.3320 ▲ +0.4% SOL $82.0600 ▼ -1.06%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjysma e shqiptarëve duan të ikin/ Sondazhi i kënaqësisë në punë: Pakënaqësia më e madhe, për pagat e ulëta

Një anketë në lidhje me marrëdhëniet e shqiptarëve me punën, tregon se pjesa dërmuese e tyre nuk e pëlqejnë punën që bëjnë, kryesisht për shkak të pagës dhe se gjysma duan që të emigrojnë.
A je i kënaqur me punën tënde, paguhesh mirë, ndihesh i vlerësuar, ke mundësi të rritesh në karrierë, kompania ku punon ka kulturë punë, dhe a ekziston një ekuilibër mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Këto janë disa nga pyetjet e bëra nga kompania EPPC, që merret me burimet njerëzore, në kuadër të një sondazhi mbi kënaqësinë në punë, të kryer në Shqipëri dhe Kosovë.

Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet I hasim çdo ditë, por është ndryshe kur I shikon të reflektuara në përqindje, sesa njerëz p.sh. në Shqipëri mendojnë që mungon mundësia për të bërë karrierë. Është një nga elementët që personat në Shqipëri e shikojnë si të zymtë. Një pakënaqësi tjetër ka të bëjë me pagat. Rritja e madhe e çmimeve ka bërë që njerëzit të jenë më të ndjeshëm me pagën që marrin, që do të thotë se janë shumë më të pakënaqur me të njëjtën pagë që merrnin para pak kohësh, për shkak të rritjes së këtyre çmimeve dhe kostove të jetesës.

Shqetësimi më i madh që kemi ne sot është pakënaqësia e madhe që ka forca e punës, përkundrejt punës që bën. Rreth 52%e të anketuarve në Shqipëri dhe Kosovë pak a shumë shohin mundësinë për t’u larguar jashtë Shqipërisë. 25% e tyre mendojnë që duan të ikin menjëherë.

Ajo që kemi vënë re gjithashtu është që 62% e forcës ekzistuese të punës të mendon për të ndërruar punë, qoftë edhe brenda vendit. Është një numër shumë I lartë dhe mendoj se punëdhënësit duhet të mendohen mirë, në mënyrë që të përmirësojnë gjithmonë disa kushte pune, se nuk është vetëm paga, por një paketë e madhe që personi të ndihet mirë në punën që bën. Pa pasur një përmirësim në kënaqësinë e punonjësve në punën e tyre, ne do të vazhdojmë të kemi rrjedhje të mëdha, dhe nga kjo rrjedhje nuk përfiton askush, as vendi, as punëdhënësi. Prandaj vetëm problematika do të kemi.”– tha Erald Pashaj, Administrator.

Si përfundim ne kemi të njëjtin nivel pakënaqësie që kemi pasur edhe në vitin 2019, pra nuk kemi bërë asnjë progres.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.