GoBankingRates: Maqedonia ndër vendet më të lira për të jetuar
Revista prestigjoze TIMES e ka publikuar raportin e GoBangingRates që përmban listën e 50 shteteve ku është më lirë për të jetuar, ndër të cilat janë përfshirë edhe disa vende të Ballkanit, përfshirë Maqedoninë.
Për këtë listë, GoBankingRates ka përdorur katër parametra të qëndrueshëm të siguruara nga baza Numbeo e të dhënave, që përfshinë Indeksin e kapacitetit të blerjeve lokale, Indeksin e qiradhënies, Indeksin e ushqimoreve dhe Indeksin e çmimeve të konsumit.
Këto të dhëna janë krahasuar me të dhënat e New York-ut. Sipas listës, Shqipëria është në vendin e 27-të, kurse Kosova e 3-ta. Maqedonia në këtë listë radhitet si e 10-ta.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.