Kronika
Goditën inspektorët tatimorë, 2 në pranga
Policia Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët kanë goditur dy inspektorë të Drejtorisë së Tatimeve teksa kryenin detyrën.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se prangat u janë vënë shtetasve Fatmir Sulaj dhe Fredi Keta, të dy banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur të martën në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ku shtetasit e mësipërm kanë goditur inspektorët tatimorë Erjon Trungu dhe Arian Xheblati.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.