Kronika

Goditet në Tiranë grupi kriminal, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 2 persona, pjesë e një grupi kriminal, të cilët akuzohen se vidhnin automjete përmes armëve, sendeve të forta, por dhe uniformës policore.

IMG_9345Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se arrestimit është kryer mbrëmë rreth orës 23:00, nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë 6. Në pranga e bluve të Tiranës kanë rënë shtetasit, Altin Nikoll Ndoci, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të narkotikëve dhe Sazan Agim Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i tyre u krye, pasi janë autore të dyshuar të një sërë vjedhjesh të realizuara në Tiranë në kohë e vende të ndryshme. Gjatë kryerjes se veprimeve proçeduriale është bërë e mundur dokumentimi dhe zbulimi i ngjarjeve të pazbardhura më parë, ku autorët dyshohet se armët dhe sendet e paligjshme, i perdornin për të realizuar në kohë vjedhjet e automjeteve apo ngjarje të tjera për të cilat ende po hetohet.

Mekanizmi i vjedhjes, i përdorur nga këta shtetas ishte përmes ndezjes së mjeteve përgjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez Benz.

IMG_9315Përgjatë momenteve të arrestimit të tyre, në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, autorët e dyshuar ishin  duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targa AA942KB, ku pas një kontrolli të imtësishëm iu gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

  • Tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana,
  • Një revolver me mulli,
  • Maska të ndryshme me ngjyrë të zezë,
  • Doreza të ndryshme,
  • Dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë,
  • Jelek taktik multifunksional,
  • Një sërër çelësash automjetesh të ndryshme,
  • Tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”,
  • Shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive,
  • Telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.

Në ngarkim të tyre u kryen veprimet hetimore dhe  proçedurale, ku njeherazi materiale iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Sigurim i mjeteve për vjedhje” si dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button