☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.06 ▲2.16%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.6% SOL $102.6800 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: IKTK rritje e të ardhurave dhe investimeve, zbulohen 19 site të reja arkeologjike

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka shënuar rritje të aktivitetit gjatë 7-mujorit të vitit 2026, me më shumë projekte restaurimi e konservimi, monitorime në terren dhe ndërhyrje për mbrojtjen e pasurive kulturore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi sot të dhënat e performancës së këtij institucioni për periudhën janar-korrik 2026, duke theksuar shtimin e investimeve, projekteve dhe punës në terren për dokumentimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore.

Një nga rezultatet kryesore është zbulimi i 19 siteve të reja arkeologjike në zona të ndryshme të vendit, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin dhe Divjakën.

Sipas të dhënave të IKTK-së, numri i siteve të reja arkeologjike është rritur me 280% krahasuar me vitin 2024 dhe me 171% krahasuar me vitin 2025.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rikthimi i gërmimeve arkeologjike në zonën e Lushnjës, pas më shumë se 25 vitesh. Në Zgjanë është zbuluar një kompleks termal i periudhës romake, që daton në shekujt II-III, ndërsa në Kodra e Pusit, Murrizë-Peqin, është evidentuar një vendbanim me shtrirje nga shekulli I para erës sonë deri në shekullin VI të erës sonë.

Në fushën e monitorimit arkeologjik, gjatë vitit 2026 janë nënshkruar 127% më shumë akt-marrëveshje krahasuar me vitin 2024 dhe 14% më shumë se në vitin 2025.

Ndërkohë, monitorimet dhe inspektimet arkeologjike janë rritur me 367% krahasuar me vitin 2024 dhe me 195% krahasuar me vitin 2025.

IKTK ka raportuar gjithashtu rritje të projekteve të konservimit, restaurimit, sondazheve, vëzhgimeve dhe gërmimeve arkeologjike. Krahasuar me vitin 2024, këto projekte janë rritur me 182%, ndërsa në raport me vitin 2025 rritja është 72%.

Në aspektin e investimeve në objekte të pasurive kulturore, institucioni raporton një rritje prej 400% krahasuar me vitin 2024 dhe 67% krahasuar me vitin 2025.

Të ardhurat e akumuluara nga shërbimet e IKTK-së janë rritur me 137% krahasuar me vitin 2024 dhe me 108% krahasuar me vitin 2025.

Sipas institucionit, rritja lidhet me shtimin e shërbimeve të ofruara dhe të tarifueshme, në përputhje me Udhëzimin e Përbashkët nr. 5, datë 27.08.2025.

Gjatë vitit 2026 janë miratuar gjithashtu 7 akte nënligjore në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, 17% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Ministri Gonxhja thekson se rezultatet e 7-mujorit dëshmojnë për një angazhim të shtuar të IKTK-së në mbrojtjen, dokumentimin, restaurimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.