☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.06 ▲2.16%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.6% SOL $102.6800 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Albanian Night, një destinacion i preferuar për turistët në zemër të Tiranës

Qendra Kulturore “Albanian Night”, në zemër të Tiranës, është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara për turistët që duan të njihen me traditat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmjet e zhvilluara në “Albanian Night”, ku turistët shijojnë performanca artistike, muzikë dhe elemente të traditës shqiptare.

Turistët me veshje tradicionale shqiptare, vlerësojnë atmosferën, performancat dhe përvojën e ofruar në qendrën kulturore.

“Albanian Night” është një hapësirë kulturore me më shumë se 2500 metra katrorë, e cila mbledh në një ambient të vetëm elemente të trashëgimisë kulturore nga trevat shqiptare.

Qendra u krijon mundësi artistëve dhe artizanëve shqiptarë të prezantojnë punën, traditat dhe krijimtarinë e tyre përpara vizitorëve vendas dhe të huaj.

“Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian përmes projektit EU4Innovation, të zbatuar nga GIZ.

Përmes ndërthurjes së muzikës, valleve, veshjeve tradicionale dhe artizanatit, qendra synon të ofrojë për turistët një përvojë të drejtpërdrejtë me kulturën dhe traditat shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.