☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Qeveria rrit mbështetjen për sportistët elitarë me 40 milionë lekë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, qeveria shqiptare vijon të forcojë mbështetjen për sportin, duke e kthyer financimin e sportistëve elitarë në një nga prioritetet e saj kryesore.

Sipas ministrit, me aktin normativ të fundit është miratuar një fond shtesë prej 40 milionë lekësh, i cili synon të forcojë sistemin e shpërblimeve për sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë me sukses në arenën ndërkombëtare.

Ministri Gonxhja theksoi se paketa e re e mbështetjes përfshin rritjen e mbështetjes për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë, rritjen e trajtimit ushqimor ditor për sportistët, si dhe shpërblime më të larta për rezultatet e arritura në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike. Po ashtu, është parashikuar edhe një skemë më e favorshme për sportet që zhvillohen në disa disiplina.

Ministri nënvizoi se këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë të qeverisë për zhvillimin e sportit, ndërsa buxheti i shtetit për këtë sektor në vitin 2026 rritet me 32%, duke shënuar nivelin më të lartë të mbështetjes financiare ndër vite.

“Sporti nuk është vetëm sukses në gara, por një investim tek të rinjtë, promovim i Shqipërisë, zhvillim ekonomik dhe krenari kombëtare”, u shpreh ministri Blendi Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.