☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Bendi i Rikës në Këllëz, dëshmi e trashëgimisë dhe mjeshtërisë tradicionale

Mes peizazheve të bukura të fshatit Këllëz, Bendi i Rikës vijon të ruajë gjurmët e një trashëgimie të veçantë të lidhur me ujin, natyrën dhe mjeshtërinë tradicionale të ndërtimit.

I vendosur në një mjedis natyror të veçantë, mbi përroin e Gurrës, Bendi i Rikës përfaqëson një nga dëshmitë më interesante të inxhinierisë tradicionale të ujit në qarkun e Gjirokastrës. Kjo vepër, Monument Kulture i Kategorisë I, e ndërtuar me gurë të vendit është një shembull i harmonisë mes dijes së trashëguar të komuniteteve lokale dhe përshtatjes me karakteristikat e terrenit.

Përtej funksionit të tij praktik në menaxhimin e ujërave, bendi mbart vlera të rëndësishme historike, teknike dhe arkitektonike. Muri monumental prej guri, forma e harkuar që ndjek relievin e luginës, porta me qemer gjysmërrethor dhe elementet tradicionale të ndërtimit dëshmojnë nivelin e lartë të mjeshtërisë së ndërtuesve vendas dhe mënyrën e organizimit të jetës rreth burimeve natyrore.

Vizita në Bendin e Rikës ofron një përvojë të veçantë për të apasionuarit pas historisë, arkitekturës tradicionale, peizazhit dhe mënyrave të jetesës së dikurshme. Objekti krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes trashëgimisë së ndërtuar dhe natyrës përreth, duke e bërë atë një pikë me potencial të rëndësishëm për turizmin kulturor dhe atë të natyrës.

Pozicioni i tij në fshatin Këllëz, pranë burimeve të ujit dhe në një peizazh tipik të zonave të jugut të Shqipërisë, e shndërron Bendin e Rikës në një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë monumente autentike, larg itinerareve të zakonshme turistike.

Ruajtja dhe mirëmbajtja e këtij monumenti nuk lidhet vetëm me konservimin e një strukture të vjetër, por edhe me mbrojtjen e një historie të gjallë që tregon marrëdhënien e komunitetit me ujin, natyrën dhe traditat e ndërtimit.

Bendi i Rikës është një dëshmi e vlerave të trashëgimisë lokale dhe një pikë e re referimi për eksplorimin e pasurisë kulturore të zonës së Gjirokastrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.