☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë kundër Reformës së re Territoriale, e cila parashikon heqjen e Bashkisë Dimal nga harta administrative dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Me pankarta në duar dhe thirrje “Mos e prekni Dimalin, do ta mbrojmë”, protestuesit kërkuan nga qeveria të tërhiqet nga plani për ndryshimin e ndarjes territoriale. Ata u shprehën se Dimali është vendi ku kanë zgjedhur të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, duke theksuar gjithashtu rëndësinë ekonomike të zonës si një nga qendrat kryesore të prodhimit bujqësor në vend.

Sipas banorëve, bashkimi me Beratin do të sjellë vështirësi në marrjen e shërbimeve publike dhe do të ndikojë negativisht në ekonominë e familjeve, veçanërisht të fermerëve të njësive administrative Kutalli, Cukalat dhe Poshnjë.

Gjatë protestës, administratori i Njësisë Administrative Kutalli, Miço Rakazia, njoftoi publikisht dorëheqjen nga detyra. “Meqë në Dimal s’do të ketë më asnjë shërbim për qytetarët, jap dorëheqjen“, deklaroi Rakazia para protestuesve.

Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë reagimet dhe protestat e tyre deri në tërheqjen e projektit për Reformën Territoriale, duke kërkuar që Bashkia Dimal të mos preket nga ndryshimet e propozuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.