Kronika

Grabitja e bankës, ndalohet drejtori i sigurimit, akuzohet për shpërdorim detyre‏

Grabitja e filialit të “Union Bank” tre ditë më parë në Tiranë, ka çuar pas hekurave edhe drejtorin e Departamentit të Sigurimit të Bankës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

grabitjaaaBurime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se përveç drejtorit të sigurimit, 54-vjeçarit Qirjako Sotir Taçe, në pranga ka rënë edhe 50-vjeçari Robert Anesti Fetah, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke. Sipas policisë, “këta shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni”.

Një ditë pas grabitjes, policia ndaloi edhe 6 rojet shoqëruese të parave të firmës private, të cilët janë vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata dyshohen se me mosveprimin e tyre kanë shkaktuar grabitjen e bankës.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjes me armë të “Union Bank” e ndodhur më datën 13.02.2015, nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

-Qirjako Sotir Taçe, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor Departamentit të sigurimit të Bankës.

-Robert Anesti Fetah, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke.

Këta shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunim me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni. Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër. Lidhur me këtë vjedhje u arrestuar edhe 6 – shtetas punonjës të ekskortës së SH.R.S.F “Euro Gjici”, shoqërues të vlerave monetare. Me cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjetën dhe bllokuan 3 copë gëzhoja model-56, kalibër 7.62, si dhe mjetin tip“Land Rover”, me targë AA 105 IV. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 135 e 25 i K.P. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

NGJARJA

Katër persona me maska dhe të armatosur kanë arritur të grabisin 4 thasë me para në filialin e “Union Bank” tek stacioni i trenit. Në momentin që dy makinat e bankës janë futur në mjediset e brendshme dhe janë drejtuar pikërisht në hyrjen e pasme të bankës, tre persona të armatosur dhe me maskë në fytyrë janë afruar me shpejtësi pranë automjeteve dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin lekët që ndodheshin në makinën e blinduar. Pas kësaj, autorët kanë qëlluar në ajër 3 herë dhe më pas kanë marrë makinën e bankës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Automjeti është gjetur i braktisur më pas nga forcat policore pranë shinave të trenit në periferi të kryeqytetit. Nga hetimet paraprake, dyshohet se personat që kanë bërë grabitjen kanë pasur dijeni për oraret dhe lëvizjet që do kryheshin në bankë mesditën e djeshme. Veç kësaj, nga ekspertët e grupit hetimor dyshohet se nuk ka funksionuar siç duhet sistemi i sigurisë dhe ruajtjes së bankës, pasi nëse do kishte funksionuar, do ishte parandaluar grabitja. Dyshimet shtohen edhe në momentin që asnjëri prej personave që kanë qenë në makinën e blinduar nuk ka reaguar në momentin e grabitjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button