Kronika

Grabitja në Rinas, policia shoqëron punonjësit e sigurisë private

Një ditë pas vjedhjes spektakolare në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” të një sasie ende te papërcaktuar valute, 10 punonjës të kompanive të sigurimit dhe administratorët e tyre, përgjegjës për ruajtjen, janë shoqëruar nga policia.

Ndalimet janë bërë nga policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, e cila është në varësi të Durrësit, ndërsa njoftohet se janë shoqëruar edhe 16 persona të tjerë të skeduar si kontigjent i policisë që jetojnë apo punojnë në zonën përreth.

Bubqi njihet si zonë e skeduar nga policia, jo thjesht për aktivitete kriminale por edhe për fshehjen e personave me lidhje ekstremiste islamike.

Mesditën e djeshme, tre persona me maska dhe armë automatike hapën një nga portat e shërbimit dhe hynë në zonën ku po bëhej shkarkimi i një sasie të madhe parash, të cilat një bankë kryesore e nivelit të dytë po i transportonte jashtë vendit.

Vlerësimet e para flisnin për tre milionë euro, por burime nga Prokuroria e Krujes i thanë Top Channel se megjithëse banka nuk po bashkëpunon, vlerësimi është se nuk duhet të kenë qenë më shumë se 1 milion euro.

Por ndërkohë, me urdhër të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla kanë filluar hetimet për drejtuesit e policisë së Rinasit, pasi edhe masat e sigurisë së aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend, dy ditë pas ngjarjeve të Stambollit, rezultuan në nivel zero.

Megjithëse policia deklaroi dje se ruajtja e Rinasit bëhet nga një polici private, aeroporti dhe disa institucione rreth tij mbeten objekte të rëndësisë së veçantë.

Aeroporti ndërkombëtar është një pikë kufitare dhe si e tillë kompetenca për ruajtjen e tij ka edhe policia kufitare, e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme. Gjithësesi, fakt është se vjedhja rezultoi një skandal nga pikëpamja e sigurisë.

Fakti i vetëm është se tre grabitësit, ndryshe nga tre autorët e ngjarjes së Stambollit, zgjodhën të enjten në pistën e Rinasit të ishin vetëm hajdutë dhe jo terroristë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button