Kronika

Grabitja spektakolare, Policia: U vodhën më pak se 1 mln euro

Policia e Tiranës dha deklaratë zyrtare në lidhje me vjedhjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rinas.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj teksa sqaroi me detaje ngjarjen, deklaroi se autorët të maskuar me paruke dhe maska kanë arritur të grabisin një shumë valute më pak se 1 milion euro, duke mos e saktësuar shifrën e saktë.

Ai deklaroi se autorët ishin të pajisur me armë automatike, por nuk kanë qëlluar. Gjithashtu, drejtori i policisë deklaroi se njoftimi në polici është bërë 5 minuta pasi autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hodaj: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30 qershor në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas bëj me dije se:Në orën 14:16 sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforoshente kapërceu portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionin. Ky person ka prerë drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e pistës futet një automjet tip “Mercedez Benz” me ngjyrë vishnje.

Autorët janë futur me makinë në vendqëndrimin e automjeteve dhe kanë kryer vjedhjen eparave që ndodheshin në makinat e blinduara në shoqërisë  “Nazeri 2000”. Në 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë prej nga hyri. Pasi kanë dalë nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas-Fushë Krujë-Vorë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button