Kronika

Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në terminal

Një grabitje e paprecedentë është shënuar pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit.

Një grup prej tre personash të armatosur janë futur brenda në terminal ku mësohet se kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportuar në aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion.

Grabitja ka ndodhur në momentin kur po bëhej kalimi i parave nga makina e rojeve të sigurisë për në avion.

Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedentë, pasi policia është tërësisht tashmë e angazhuar në kapjen e grabitësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button