🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.64 ▼0.24%
ARI 4,782 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,958 ▲ +0.89% ETH $2,200 ▲ +0.35% XRP $1.3383 ▲ +0.44% SOL $83.3700 ▲ +0.92%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.64 ▼0.24 % ARI 4,782 ▼0.75 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.64 ▼0.24 % ARI 4,782 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gratë e shquara nga Prishtina dhe Beogradi për normalizimin e marrëdhënieve

Akademia e Dialogut e OSBE-së, me fokus përfshirjen e grave nga Prishtina dhe Beogradi në dialog dhe politikë-bërje, përfundoi në Austri.

Akademia e Dialogut e OSBE-së, organizuar me nismën e grupit të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi si pjesë e Iniciativës “Follow us” (Na ndiqni) dhe e përkrahur nga OSBE, është mbajtur nga 27 nëntor deri më 6 dhjetor 2015 në Stadt Schlaining, Austri.

Akademia ishte një mundësi për 22 aktiviste të shoqërisë civile dhe organizatave rinore, studente dhe profesioniste të reja, të diskutojnë për rolin e grave në ndërmjetësimin e konflikteve dhe në politikë në rajon.

Akademia kishte për synim inkurajimin e grave që të luajnë rol më të fuqishëm në ndërtimin e paqes, në proceset e negocimit dhe në vendimmarrje, si dhe të rrisin mundësitë e tyre për të kontribuuar në normalizimin e marrëdhënieve mes të Prishtinës dhe Beogradit. Përmes seminareve të mbajtur nga studiues e ekspertë, pjesëmarrëset mësuan për teknikat e ndërmjetësimit dhe negocimit, barazinë gjinore, gratë dhe të rinjtë në parti politike, si dhe për sfidat e pjesëmarrjes së grave në politikë.

Gratë e shquara të Iniciativës “Follow us” iu bashkuan Akademisë së Dialogut për të ndarë përvojën e tyre në politikë dhe vendimmarrje, promovim të dialogut përmes iniciativës, dhe diskutuan çështje me interes për gratë në rajon.

“Gjatë këtyre ditëve, kemi mësuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta”, tha njëra nga pjesëmarrëset. “Nuk ka dallime mes neve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku e të fuqizojmë rolin e grave në shoqëri”, citon njoftimi dërguar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Zëvendës Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander, duke iu drejtuar pjesëmarrëseve në ceremoninë e mbylljes, shprehu kënaqësinë e OSBE-së me Akademinë e Dialogut. “Jemi krenarë për iniciativën dhe për çfarë ka arritur ajo, dhe do të sigurohemi që të vazhdojmë ta përkrahim”, theksoi ajo.

Ngjarja është organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi si pjesë e punës së tyre për të promovuar dialogun dhe pajtimin si dhe barazinë gjinore në pjesëmarrjen publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.