Ekonomia

Greca letër të hapur Aliajt për bypass-in e Gjirokastrës – Mos përbalt projektet

Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca i është drejtuar me një letër të hapur të hënën arkitektit Besnik Aliaj, përmes së cilës i kërkon të mos përbaltë projektet e ndërmarra nga Qeveria, Ministria e Zhvillimit Urban e AKPT, në një pjesë të mirë të të cilave i drejtohet ajo, bëni pjesë edhe ju.

“Është bërë praktikë tashmë përbaltja nga ana juaj e proceseve të ndryshme që ndërmerr Qeveria, Ministria e Zhvillimit Urban e AKPT, duke përdorur rrjetet sociale. Është një fakt që duhet injoruar, kisha menduar. Por sot, kur vura re që ju bëjnë ‘share’ e ‘like’ studentët tuaj, më erdhi shumë keq për ta, e ndaj ndërmorra të shkruaj disa rreshta. Shikoj shumë dyzime në qasjen tuaj. Nga njëra anë jeni të perfshirë në pothuajse të gjitha proceset e hartimit të dokumenteve ligjorë e studimorë të Ministrisë sonë e AKPT-së, por edhe të disa ministrive të tjera, dhe nga ana tjetër, përdorni facebook për t’u ankuar për proceset, duke thënë që nuk jeni përfshirë. E po në të njëjtën kohë, kolegët e bashkëpunëtorët tuaj përgëzojnë për rezultatet e arritura. Kritikat nuk i kemi frikë! Perkundrazi, kritikat na duhen, se na bëjnë më të mirë. Por përbaltjen nuk jua pranojmë”, shkruan Greca.

Pjesëmarrja juaj, thotë Greca në disa konkurse, është shenjë besimi tek proceset. Në të kundërt, shprehet ajo, pse do te shpenzonit kohë e energji. Ajo shpreh besimin se motivet e përbaltjes nuk lidhen aspak me proceset e konkurseve dhe të vlerësimit të tyre nga juria, por me një axhendë tjetër, të tijën, të cilën shprehet Greca, e kam vështirë ta pranoj e aq me pak ta vlerësoj..

Sipas saj, rezultati i konkursit varet fillimisht nga puna dhe serioziteti, me të cilin punohet e prezantohet produkti konkurues nga studio. Ajo ftoi z. Aliaj se nëse kishte dyshime për mungesën e seriozitetit të jurive ndërkombëtare, të përdorte rrugë të tjera për të kërkuar të drejtën e pretenduar. “Është për të ardhur keq, që studentët e brezat e rinj duhet të shikojnë procese të tilla shumë pozitive për arkitekturën, përmes syzeve të krisura të drejtuesit te tyre!”, shprehet Greca.

Një ditë më parë Aliaj në rrjetin social ‘facebook’ akuzoi qeverinë se kishte përcaktuar kompaninë fituese për projektin e bypass-it të Gjirokastrës në zonën historike pa u hapur ende konkursi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button