☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.39 ▼0.17%
ARI 4,508 ▼3.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,488 ▼ -3.26% ETH $2,433 ▼ -2.8% XRP $1.3793 ▼ -5.46% SOL $103.6000 ▼ -5.39%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.39 ▼0.17 % ARI 4,508 ▼3.34 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.39 ▼0.17 % ARI 4,508 ▼3.34 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

GREQI – Kontonis: Çështja ”Novartis” skandal korruptiv i klasit të parë

Ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis deklaroi se çështja ”Novartis”, ku dyshohet se 10 politikanë kanë marrë ryshfet, përbënte një skandal korruptiv të klasit të parë, ku ishin përfshirë edhe qindra mjekë.

Duke folur në parlamentin grek, gjatë një debati për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, Kontonis tha se shpresonte se të gjithë të akuzuarit, ”ndoshta jo të gjithë”, duhet të provonin pafajësinë e tyre.

Ai u kërkoi të gjitha palëve që të abrogonin nenin 86 të Kushtetutës greke, që i jep parlamentit të drejtën ekskluzive për të hetuar ministrat për akuza kriminale gjatë ushtrimit të detyrës, me pretendimin se ligji do të ishte i vlefshëm edhe për qeverinë aktuale.

”Kryeministri Aleksis Cipras dhe ministrat e SYRIZA-s nuk kanë nevojë për mbrojtje dhe nuk duhet të frikësohen nga asgjë”, deklaroi Kontonis.

”Kemi të bëjmë me një skandal ndërkombëtar ku përfshihen shumë vende, ndërkohë që disa njerëz po përpiqen të na thonë se nuk ka ndodhur asgjë në Greqi”, theksoi ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.