☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.95 ▼1.67%
ARI 4,724 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,615 ▼ -0.17% ETH $2,141 ▼ -2.24% XRP $1.4511 ▼ -0.64% SOL $88.9900 ▼ -0.94%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.95 ▼1.67 % ARI 4,724 ▲2.56 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.95 ▼1.67 % ARI 4,724 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Grida Duma, bashkëbisedim me të rinjtë tek Amfiteatri

Kandidatja e PD për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me të rinjtë tek Amfiteatri i qytetit, ku ndau me ta shpresën dhe modelin për t’i dhënë frymëmarrje këtij qyteti.

Zonja Duma falenderoi të rinjtë duke theksuar se, ajo ndodhej aty vetëm falë tyre. “Mezi pres ditën kur të ndjej që ritmi i jetës tuaj do t’i japë frymëmarrje këtij qyteti”, tha Duma.

Gjatë takimit, të rinjtë ndanë nevojat e tyre si punësimi, mungesën e hapësirave për ta dhe shprehën interesin për t’u njohur më shumë me vizionin e shpresës dhe punës së kandidates së djathtë.

“A do të jetë programi im një program që do të vlejë dhe do t’i japë prioritet rinisë?! Absolutisht po. Beteja jonë fillon tek ky qytet dhe nuk e keni idenë sa gjëra të bukura kemi mundësi të bëjmë”, tha Duma.

“Rrugëtimi që do të nisim do të ketë bashkëqeverisje, por edhe vendime që do marrim bashkë me sakrificë. Ju duhet të jeni të parët që duhet të kuptoni se kemi shumë për të bërë përpara.

Do ta kthejmë Durrësin në një model. Jo gjithmonë është çështje parash. Është gjithmonë çështje kulture dhe mendësie. Ka shumë mënyra që do të iniciojnë punësimin e të rinjve”, shtoi kandidatja e PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.