🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.42 ▼0.57%
ARI 4,218 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,767 ▼ -2.44% ETH $1,703 ▼ -2.34% XRP $1.1429 ▼ -3.55% SOL $69.3000 ▼ -3.58%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.42 ▼0.57 % ARI 4,218 ▼0.65 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.42 ▼0.57 % ARI 4,218 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
19 Jun 2026
Breaking
Kosova

Qeveria me minoritete konsiderohet sfidë në vete, mund të rritet “pazari” për ministri

Formimi i Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje bashkë me minoritetet për çka ka më shumë gjasa, nuk pritet që të jetë shumë punë e lehtë. Ata ende nuk janë deklaruar për bashkëpunimin ose jo me partinë e Albin Kurtit, e njohësit e çështjeve politike, përmendin se duke e parë rëndësinë e votave të tyre, mund të rrisin edhe kërkesat në këmbim të tyre.

Përveç bashkëpunëtorëve, një urim kryeministri Albin Kurti, Kurti, si rrallëherë ua dërgoi edhe kundërshtarëve politikë.

“…uroj subjektet politike për rezultatet e korrura”, ka thënë Kurti.

Por, urimet përfunduan këtu.

Tash thotë që do ta nisë punën për formim të institucioneve, për çka rezultati zgjedhor i dha më së shumti përgjegjësi.

‘Nga viti i kaluar kemi humbur shumë kohë, dhe është jetike që sa më parë të kemi kuvend të konstituuar dhe qeveri me mandat ë plotë. Tash, presim certifikimin, që të fillojmë formimin e institucioneve të reja”, ka thënë Kurti.

Megjithëkëtë, drejt formimit të institucioneve, pritet që të ketë edhe një sfidë, meqenëse Vetëvendosje i mori 53 deputetë.

Andaj, nëse nuk arrihet marrëveshje me subjekte të mëdha politike, për çka ka pak gjasa, e asnjë tentim, opsioni i vetëm mbeten pakicat joserbe, të cilat i kanë fituar 11 mandate.

Televizioni ka tentuar të marrë qëndrime nga shumica e deputetëve të zgjedhur nga subjektet e pakicave joshumicë, por të njëjtit, ose nuk janë përgjigjur fare, ose janë rezervuar nga deklarimet mbi qëndrimet e tyre e kërkesat eventuale në këtë fazë.

Por, sipas një njohësit të çështjeve politike, bashkëpunimi me pakicat jo-serbe nuk do të jetë i lehtë, për faktin që tash, duke qenë shumë të nevojshëm, në këmbim të votës për qeverinë, mund të rrisin kërkesat.

“Është parë që partneriteti është parë në vazhdimësi me disa prej tyre, por jo me disa të tjerë. Dhe kjo e bën situatën interesante, për të parë se çfarë qasje do ketë Vetëvendosje në raport me partnerët potencial nga pakicat”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku.

Sipas rezultatit përfundimtar, ulëse në kuvend kanë fituar edhe Duda Balje e Adem Hoxha, me të cilët Vetëvendosje, në mandatin e fundit nuk pati bashkëpunim.

Por, nga Lëvizja Vetëvendosje, të enjten nuk u përgjigjën në pyetjet e Dukagjinit, nëse kësaj radhe, do ketë një përpjekje të reja për një aleancë me ta./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.