🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.42 ▲1.09%
ARI 4,453 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,315 ▲ +1.05% ETH $1,903 ▼ -0.18% XRP $0.9986 ▼ -0.76% SOL $76.0500 ▲ +0.21%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.42 ▲1.09 % ARI 4,453 ▼0.46 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.42 ▲1.09 % ARI 4,453 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

EMRAT / Ndryshime në Polici, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të enjte, 18 qershor, një valë ndryshimesh në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qarqe të vendit, duke emëruar drejtues të rinj në poste kyçe.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit nr. 4 në kryeqytet i është besuar Florent Sulçes, i cili më herët ka ushtruar funksionin e zëvendësshefit në të njëjtën strukturë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se ndryshimet prekin një sërë komisariatesh në vend, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.

Emërimet e reja janë si më poshtë:

Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
Florent Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Vlorës
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit dhe efektivitetit të strukturave vendore të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.