Politika

Grupi i PS-së vlerëson Tahirin për vizitën e Papës

grupi-ps1-320x196Mbledhja drejtohet nga Ruçi, kërkohet angazhim për buxhetin e rishikuar.

NGA ARTEMISA HOXHA

Ka qenë një mbledhje e shkurtër ajo e djeshmja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht mirënjohja e të majtëve për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për mbarëvajtjen e gjithë ceremonisë së dy ditëve më parë të vizitës së Papa Françeskut për herë të parë në tokën shqiptare. Deputetët e majtë vlerësuan pikërisht angazhimin personal të kreut të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili gjatë mbledhjes së djeshme, falënderoi ata për mirëbesimin dhe mbështetjen e tyre. Mbledhja, e cila zgjati rreth 30 minuta u drejtua nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Përveç temës së ditës, ajo e vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri, pjesë e diskutimit ishte dhe rishikimi i buxhetit për 2014, të cilin qeveria e ka depozituar në Kuvend më datë 18 shtator, dhe sipas kalendarit trejavor të punimeve në Parlament, pritet që ky akt të shqyrtohet në seancën plenare të datës 25. “Akt-normativ nr.1, datë 17,.09.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, thuhet në kalendarin e punimeve trejavore. Mësohet se në mbledhje, Ruçi u ka kërkuar deputetëve që të jenë të angazhuar për diskutimet mbi buxhetin që do të rishikohet. Javën që kaloi kreu i qeverisë njoftoi se do të ketë një rishikim të buxhetit, kjo për shkak të rritjes së të ardhurave, të cilat do të shpërndahen për investime. “Do të investohemi fuqimisht, që t’u rrimë në kokë kompanive që të punojnë ditë-natë, për t’i realizuar ato investime. Efektshmërinë e investimeve dhe realizueshmërinë e planit të investimeve do ta kemi më të lartën në 20 vjet. Janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milionë dollarë, deklaroi Rama, që janë as më shumë e as më pak, por përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që na japin mundësinë që qysh këtë vit të fillojmë me uljen e deficitit dhe të borxhit publik”, tha Rama gjatë fjalës së tij teksa njoftoi për rishikimin e buxhetit, i cili gjatë qeverisjes së djathtë asnjëherë nuk kishte pasur rritje. Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për rishikimin e buxhetit për shkak të rritjes së të ardhurave me 32 milionë dollarë, janë konsideruar si të pavërteta nga ana e opozitës, e cila nëpërmjet ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, pavarësisht rritjes së taksave, doganat dhe tatimet nuk kanë realizuar objektivin. Gjithashtu, pjesë e diskutimit të shkurtër ishin dhe dy projektligjet që prekin fushën e shëndetësisë, pikërisht projektligji “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ai “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, të cilët pritet që të kalojnë për votim seancën plenare të ditës së enjte. Pjesë e diskutimit gjatë punimeve në Kuvend do të jetë dhe projektligji “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”.

Ristani

Kreu i PS-së në Kavajë, i akuzuar për trafik droge

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Arben Ristani ka akuzuar dje kreun e Partisë Socialiste në qytetin e Kavajës, Gentian Daja, si person me precedentë penalë të dënuar për trafik droge. Ky rast, por jo vetëm, sipas PD-së është dhe rilindja që ka sjellë PS-ja. “A është personi në krahun tuaj të djathtë, pra Gentian Daja, që i keni besuar Partinë Socialiste të Kavajës dhe i keni dhënë Drejtorinë Rajonale të Tiranës për Shërbimin e Transportit Rrugor, një person me precedentë të fortë penalë. Z. Rama, a është krahu juaj i djathtë për Kavajën dhe transportin e Tiranës, person i dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge. Z.Rama, a është kryetari juaj për Kavajën, dhe shefi i Transportit për Tiranën, person i dënuar në Frankfurt të Gjermanisë për trafik droge”, tha Ristani. Duke vijuar edhe më tej qëndrimin e PD-së për Rilindjen e PS-së, Ristani ironizoi se kjo parti është kthyer në burim barsoletash. “Edi Rama risolli dhe një herë fjalën e harruar rilindje në një shëtitje që bëri në Kavajë. Sot kudo në Shqipëri, rilindja është burim barsoletash, por në Kavajë, ka edhe një arsye më shumë për të mos e besuar Edi Ramën. Dhe arsyeja janë rilindësit që ishin në krahun e djathtë të Kryeministrit”, u shpreh deputeti demokrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button