☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 94.03 ▲1.15%
ARI 4,735 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,886 ▼ -0.16% ETH $2,339 ▼ -2.02% XRP $1.4167 ▼ -2.46% SOL $85.7200 ▼ -2.37%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.03 ▲1.15 % ARI 4,735 ▼0.38 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.03 ▲1.15 % ARI 4,735 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Premier League

Guardiola: Nuk jam aspak i zhgënjyer nga ekipi im, tani jemi në krye të renditjes

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është i kënaqur për fitoren 1-0 që skuadra e tij arriti në fushën e Burnley. Sukses që i dha mundësi “qytetarëve” të ngjiten në krye të renditjes, duke realizuar parakalimin e shumëpritur ndaj Arsenal.

“Shanset ishin aty, krijuam shumë. Bëmë një ndeshje fantastike. Bëmë gjithçka pas një ndeshjeje të vështirë tre ditë më parë. Humbëm disa shumë shanse shënimi, por nuk jam i zhgënjyer. Ne jemi tani në krye të tabelës. Zhgënjimi nuk ekziston”, tha Guardiola.

“Sigurisht, mund të bëjmë më mirë dhe të shënojmë gola. Djemtë bënë absolutisht gjithçka, thjesht nuk shënuam më shumë. Asgjë nuk u mor si e mirëqenë, ne luajtëm shumë mirë“, shtoi trajneri i City.

Më tej, duke folur për këtë sfidë, ai shtoi: “Lodhja ka ndikuar, por jo plotësisht. Patëm performanca më të mira për sa i përket rasteve, shanseve e rasteve sesa të dielën. Arsenal është i jashtëzakonshëm, e dimë këtë por edhe performanca ishte vërtet, shumë e mirë”.

“Tani janë edhe pesë ndeshje dhe në Premier League janë shumë. Ky është realiteti. Tani kemi një gjysmëfinale vërtet të vështirë të shtunën. Është një mundësi e madhe për të luajtur katër finale radhazi. Do të shohim sa të lodhur jemi, por jemi gati“, tha Guardiola.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.