🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,324 ▲ +0.71% ETH $2,056 ▲ +0.36% XRP $1.3145 ▼ -0.43% SOL $80.9500 ▲ +0.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

‘Gushinca’, ekspertët hodhën poshtë aludimet se sulmi ka ardhur nga Kosova

Gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ka rrezik për konflikt të ri ndëretnik. As Kosova dhe as shqiptarët e këtushëm nuk janë të interesuar për të filluar luftë në Maqedoni. Kështu vlerësojnë ekspertë të mbrojtjes dhe sigurisë, gjeneralë në pension, ish drejtues të lartë të sigurimit shtetëror të cilët për orë të tëra, në një takim me dyer të mbyllura, analizuan gjendjen e sigurisë dhe incidentin në Gushincë.

“Assesi nuk është e interesuar këtë ta bëjë pala kosovare, sepse Kosova, si shtet i ri në këto hapësira ka interes të madh që ta dëshmojë pjekurinë e vete si subjekt shtetërorë dhe të afrohet te standardet dhe anëtarësimi në BE dhe NATO. Popullata shqiptare në këtë pjesë të territorit nuk ka gjithashtu, asnjë interes që ta destabilizoj Maqedoninë sepse janë të interesuar të avancojnë standardin e tyre jetësor”, deklaroi Bllagoja Markovski, ish epror ushtarak.

Për ish shefin e sigurisë kufitare, gjeneralin në pension Zoran Dimov, shpjegimi i djeshëm i MPB-së është i palogjikshëm për t’u besuar si i vërtetë.

“Tani shtrohet pyetja: çfarë kanë bërë katër persona në Goshincë? A kanë qenë në funksion të sigurisë së kufirit, a kanë qenë në inspektim të objektit? Por, katër persona të vijnë pa mjete adekuate për lidhje, komunikacion, veturë speciale, mbrojtje dhe këtu të gjenden dhe pikërisht në atë periudhë dikush të vijë ti kap rob? Kjo është shumë dyshuese”, tha Zoran Dimov, gjeneral në pension.

Në bazë të këtyre analizave dhe zhvillimeve të fundit politike dhe sociale në vend, ekspertët thanë se incidenti i djeshëm rezulton të jetë inskenuar nga pushteti aktual.

“Pas këtij akti qëndron struktura aktuale qeveritare e cila dëshiron të amnistohet nga aktivitetet kriminale që ka bërë në shtet”, u shpreh
Ivan Babanovski, ish punonjës i DSK-së.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe tre shqiptarë, gjeneralët në pension Zehedin Tushi dhe Filip Koteli, si dhe ish zv/ministri i punëve të brendshme Ivzi Mehmeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.