☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.39 ▲0.5%
ARI 4,581 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,346 ▲ +0.04% ETH $2,054 ▲ +0.51% XRP $1.3216 ▼ -2.29% SOL $83.0100 ▼ -0.69%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Haliti: Humbëm sepse kemi një periudhë të gjatë janë në pushtet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se propaganda e madhe kundër PDK-së dhe të qenit gjatë në pushtet, kanë qenë dy nga arsyet e rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar se edhe koalicioni i përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka funksionuar për zgjedhjet lokale, dhe kjo ka pasur koston e vet.

“Nuk e praktikoj shumë të jap komente për rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është diçka që u ndodh të gjitha partive të cilat për një periudhë të gjatë janë në pushtet”, ka thënë Haliti për “Epoka e re”, kur është pyetur për rezultatin e PDK-së në këto zgjedhje.

Haliti ka thënë se PDK-së i duhet një analizë e thellë, për të parë se çka nuk ka funksionuar te struktura e saj.

Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se nëse është nevoja, edhe strukturat qendrore të kësaj partie duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.