Kosova

Haradinaj flet me Mogherinin për reformat evropiane të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar në Bruksel Përfaqësuesen e lartë të BE-së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Shefi kosovar i ekzekutivit ka treguar se me Mogherinin janë takuar para mbledhjes së dytë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

“…biseduam për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës”, ka treguar Haradinaj në Facebook.

Ky është njoftimi i tij i plotë: 

Para fillimit të takimit të dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, biseduam për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Me dinamikën e re të qeverisjes është përshpejtuar edhe procesi i përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane dhe të kritereve të përcaktuara me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button