Kronika

Harta e vendeve të kërcënuara nga terrorizmi; Shqipëria, më pak e rrezikuar

Shqipëria renditet në vendet ku është ulur niveli i rrezikut nga terrorizmi. E përditshmja britanike “The Telegraph” publikon hartën e Terrorizmit dhe të Dhunës Politike.

Sipas një vlerësimi të përgjithshëm, 21 vende në botë kanë një reduktim të riskut të terrorizmit dhe dhunës politike, ku në vend të parë në këtë grup renditet Shqipëria.

Sipas këtij raporti, vendet më të rrezikuar janë Franca dhe Gjermania, që po përballen me kërcënime terroriste, për shkak të mbështetësve të ISIS dhe Al Kaedës.

Në nëntë vende të tjera, përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Estoninë, Islandën dhe Norvegjinë, është rritur rreziku i kërcënimit terrorist, për shkak të influencës në rritje të Shtetit Islamik në Irak, dhe mbështetësve të Al Kaedës. Për Estoninë, raporti nënvizon se shkaku i rritjes së shkallës së rrezikut është agresioni rus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button