☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.87 ▲2.24%
ARI 4,549 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,486 ▲ +1.15% ETH $2,060 ▲ +2.62% XRP $1.3577 ▲ +1.72% SOL $84.0800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.87 ▲2.24 % ARI 4,549 ▲0.53 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.87 ▲2.24 % ARI 4,549 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Haxhinasto: Regjistër biometrik dhe test psiko-fizik për marrjen e patentës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se masat e ndërmarra gjatë vitit 2014 sollën një ulje të numrit të aksidenteve të rënda.
Ministri-i-Transportit-dhe-Infrastruktures-Edmond-Haxhinasto-Foto-Flor-AbaziI pranishëm në analizën vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ministri bëri të ditur se po investohet në teknologjinë e informacionit pikërisht për rritjen e sigurisë në rrugë.
Haxhinasto tha se duhet të luftojmë një përceptim negativ që ekziston sot se patenta mund të blihet me para pa përgatitjen dhe testimin e duhur. Në këtë drejtim, ai informoi se është vendosur sistemi i përshtatshëm dhe po investohet edhe tek teknologjia e informacionit.

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto Foto Flor Abazi (1)Duke u ndalur te kjo e fundit, Haxhinasto theksoi se duhet vendosur edhe një tjetër element i rëndësishëm, siç është ai i regjistrimit biometrik i kandidatëve veçanërisht në momentin e testit teorik. “Kjo është hallka e fundit për të kompletuar dhe garantuar një sistem testimi të sigurtë dhe të pakorruptueshëm, pasi detyra jonë është që t’i bëjmë të qartë çdo qytetari se nuk flitet për patentën, por për sigurinë e tyre”, deklaroi Haxhinasto. Kreu i transportit dhe infrastrukturës, tha se do të futet edhe testi psiko-fizik për marrjen e patentës. Kjo është një kërkesë ligjore që sanksionohet edhe nga Kodi Rrugor, ndaj evidentoi ai, duhet ngritur sistemi që kandidatet e ardhshëm për drejtues të mjetit të kalojnë edhe këtë test të rëndësishëm që garanton se kanë të giitha aftësitë psiko-fizike për të drejtuar mjetin. Zbatimi i këtij testi në shumë vende, informoi Haxhinasto, ka sjellë uljen e aksidenteve në rrugë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.