Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,562 ▼0.45%
DOW 46,447 ▲0.04%
NASDAQ 21,772 ▼0.72%
NAFTA 93.05 ▲3.02%
ARI 4,448 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,631 ▼ -2.41% ETH $2,079 ▼ -4.58% XRP $1.3753 ▼ -2.98% SOL $87.7800 ▼ -4.93%
S&P 500 6,562 ▼0.45 % DOW 46,447 ▲0.04 % NASDAQ 21,772 ▼0.72 % NAFTA 93.05 ▲3.02 % ARI 4,448 ▼2.3 % S&P 500 6,562 ▼0.45 % DOW 46,447 ▲0.04 % NASDAQ 21,772 ▼0.72 % NAFTA 93.05 ▲3.02 % ARI 4,448 ▼2.3 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Haziri: Implementimi i marrëveshjes është rruga e duhur!

haziri-implementimi-i-marr-euml-veshjes-euml-sht-euml-rruga-e-duhur_hdPavarësisht skenarëve që po përgatiten nga blloku i udhëhequr nga PDK-ja, varësisht prej vendimit që mund ta sjellë Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe se kujt i takon ky post, në koalicionin LDK-AAK-NISMA nuk janë duke diskutuar fare skenarë të tjerë.

Për këtë koalicion është punë e kryer zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se do të përsëritet procedura.

Ata madje pohojnë se thjesht blloku ndodhet në pauzë, dhe pret vendimin për të rikonfirmuar zgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar të Kuvendit!

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë për gazetën “Bota sot” se, të gjitha rrugët tregojnë se implementimi i marrëveshjes është rruga e duhur.

“Ende besojmë që do të arrihet implementimi i marrëveshjes. Të gjitha rrugët tregojnë që kjo është rruga e duhur”, thotë Haziri.

Edhe nënkryetarja e LDK, Teuta Sahatçiu, thotë se, kjo është vetëm një pauzë që e ka marr Gjykata Kushtetuese, pasi koalicioni LDK-AAK-NISMA, do të vazhdojë ashtu si e kanë filluar, pasi tashmë siç thotë ajo, kryeparlamentari është i zgjedhur.

“Në rend të parë nuk përgjigjemi në pyetjet hipotetike, të cilat japin mundësi të japin një situatë hipotetike apo spekulative në qoftë se, pasi ne mendojmë që nuk do të vjen deri te situata që nëse… Mendoj që me shumicën e votave në të cilat i kemi, Gjykata Kushtetuese do të duhej që pas analizës, vetëm ta aprovojë edhe të vazhdohet me punën që e kemi nis”, thotë Sahatçiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.