☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 89.06 ▼6.03%
ARI 5,204 ▲1.97%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

Helmut Kohl: Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i dytë për migrantët

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, vlerësoi se Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i dytë për migrantët dhe kritikoi, pa e përmendur, politikën e Angela Merkel mbi këtë çështje, në parathënien e librit të tij të ri.

I cituar nga gazeta “Tagesspiegel” ky tekst që hap vëllimin hungarez të librit të tij të fundit “Për hir të Evropës”, vlerëson se “zgjidhja ndaj krizës migratore nuk është në Evropë por në rajonet e prekura”.

“Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i ri për miliona persona që janë në emergjencë në të gjithë botën”, gjykoi ish-kancelari që do të takohet të martën me Victor Orban, kryeminisri hungarez dhe kundërshtar i fuqishëm i politikës migratore të Angela Merkel.

Pa e përmendur, Kohl kritikon, sipas gazetës, vendimin e marrë nga kancelarja vjeshtën e kaluar për pritjen e migrantëve në Gjermani

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.