Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,561 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,459 ▲ +1.43% ETH $2,055 ▲ +2.98% XRP $1.3492 ▲ +1.16% SOL $84.1100 ▲ +2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,561 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,561 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Heroina Majlinda pushton Rusinë, më e mira në botë

heroina-majlinda-pushton-rusin-euml-m-euml-e-mira-n-euml-bot-euml_hdKrenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur që ta mbrojtë titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që po mbahet në vendin që nuk e ka njohur Kosovën, në Chelyabinsk të Rusisë.

Majlinda hyri si favorite në këtë turne dhe arriti që në një rrugëtim të sigurt pa shumë problem ta arrijë finalen.

Xhudistja pejane, e cila në xhiron e dytë kaloi pa luftë, u kualifikua në rrethin e tretë të fazës së grupeve, pasi e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia.

Xhudistja jonë ashtu siç pa ndonjë problem kalojë pengesën kundër Vanessa Cortesia, ndërsa në rrethin e tretë i sprovoi forcat më garuesen nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.

Në luftën e dytë ajo s’kishte mëshirë ndaj mongolezes, Munkhbaatar dhe brenda një minuti arriti ta mposhtë atë.

Majlinda Kelmendi arriti të mposhtë pa asnjë problem edhe Yanet Bermoy Acostan fituar me Ipon, teksa në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ajo u takua me Natalia Kuziutinan, xhudisten ruse me shumë eksperiencë e cila luan para publikut vendas.

Majlinda Kelmendi ka qarë pas triumfit të saj të dytë radhazi, ku tani triumfoi me medaljen e artë të Kampionatit Botëror në Rusi. Foto: Telegrafi


Ajo arriti që të tregohet fantastike edhe në duel me rusen Kuiziutinan, të cilën e deklasoi para publikut rus, duke treguar pse është më e mira në botë në këtë sport.

Në finale ajo u përball me rumunen Andrea Chitu.

Pas disa lëvizjeve të mira të rumunes ishte Majlinda që u përgjigj me një Vazari, para se dy minuta para duelit të bëjë edhe një tjetër të tillë për të mposhtur rumunen Chitu, e cila ishte pa gjasë.

Eshtë ky titulli i dytë me radhë i kampiones së botës për Majlindën, e cila këtë herë e bëri në tokën ruse, duke i treguar shtetit të Rusisë se Kosova ka shpirt sporti dhe meriton njohjen e intergrimin nëpër institucionet botërore të sportit dhe të sferave tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.