Heshtja për pagën minimale dhe vrastarin, shumë zhurmë për disa hajdutë?!

Shtetet demokratike i kushtojnë kujdes të madh pagës minimale të punonjësve. Shpesh përpiqen të balancojnë atë pagë me rritjen e çmimeve vetëm e vetëm që populli të mos jetë i pakënaqur. Të mos ketë shkak për t’u ngritur në protesta masive për të kërkuar rrëzimin e qeverisë nga që pabarazia sociale është marramendëse. Po bie një shembull: këto ditë Kanadaja njoftoi që drejtuesit e kompanive që i quajnë CEO (shqiptohet SIO) e kanë pagën 248 herë më të lartë se punonjësit e tyre… Shumë kush mund ta quaj padrejtësi skandaloze. Ashtu është, ama ky është realiteti në botën e kapitaliste ku jemi futur edhe ne. Për ta ” harruar” populli këtë pabarazi, qeveritë krijuan termin: pagë minimale, detyrimisht për t’u zbatuar nga të gjithë punëdhënësit. Ajo pagë i siguron punonjësit një jetesë normale për ushqim, banim, shkollim dhe turizëm… Ai nuk ka pse të ngrejë krye se X apo Y kanë shumë më tepër nga ai…




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.