Ekonomia

Hetimet për CEZ, Balla: Dëmi 415 milionë euro, gjetëm dhe përgjegjësit

Kryetari i Komisionit Hetimor të ngritur nga maxhoranca për hetimin e privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjisë, Taulant Balla paraqiti raportin përfundimtar që pas Kuvendit të Shqipërisë do t’i referohen Prokurorisë së Përgjithshme.

“Për ta kuptuar më qartë CEZ kur ka hyrë në proces konkurrimi për blerjen e këtyre aksioneve ka dhënë ofertë tërësisht të ndryshme nga oferta me të cilën është miratuar më pas marrëveshja e shitjes së aksioneve, ERE ka përllogaritur ndikimin e plotësimit të kushteve të kërkuara nga kompania ceke që kërkoi një rritje për çmimin me pakicë të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010”, thotë Balla.

Nga ky çmim, 100 milionë dollarë sipas Taulant Ballës shkuan në favor të CEZ, dhe në total ky përfitim shkon 415 milionë euro. Për këtë dëm financiar, kryetari i komisionit ka edhe përgjegjësit.

Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave si më poshtë vijon: Sali Berisha, Genci Ruli, Neritan Alibali ish zv ministër Eno Bozdo, persona të tjerë të paidentifikuar që kanë lidhje për propozim të akteve nënligjore tregues që janë që janë kompetencë e institucioneve rregullatore të pavarura si dhe kryerjen e veprimeve dhe mosveprimeve për heqjen e licencës së EZ Shpërndarje, Mimoza Vokshi ish drejtore e shërbimeve tregtare, Ridvan Bode, Shkëlzen Berisha person privat i lidhur me këtë proces privatizimi Suzana Guxholli ish këshilltare, Florian Mima, Nue Kalaj që ka negociuar lidhur me favorizimet e CEZ dhe i fundit shtetasi ccek Josef Hejsek”, shprehet Balla.

Related Articles

Comente

  1. Sali krimineli, su ngop me vrasjet, vjedhjet e shkaterimet e shtetit qe i shkaktoi SHqiperis dhe shqipareve gjat pushtetit te tij, si president e kryeminister, por beri pazare te pista, me qeveritaret dhe te birin shkelzen Berisha . Te gjith keta hajdut e bandit, ju turen pasuris kombetare kush e kush te perfitonte sa me shum, toka e prona shteterore, sidomos ne gjirine Lalezit qe e ben te tyren. I futen duart dhe hundet ne pasurit e tokes dhe nentokrs, me gjithfara kompanish te huaja, si bakres petroljum, qe vecsa vodhi miliona fuci nafte dhe spagoi arkes se shtetit asnje qindarke, Saliu me shpuren e tij privatizoi Alpetroli, CEZ, Armon, te tria keto privatizime strategjike deshtuan, vetem milionat qe muaren banditet e qeveris deri edhe i biri i Berishes ngalen ne xhepat e tyre, ndersa shqiptaret u varferuan me keq nga cishin. Prandaj hetimit ti shkohet deri ne fund dhe kushdo qe ka vjedhur nga pasuria kombetare ne cfardo menyre, ti konsfiksohet paraja dhe pasuria even nga pislleqet dhe koorupsjoni qe kan ushtruar ne detyrat shteterore dhe per qellime fitimi personale ne dem te shtetit. Vec te tjerash, esht kjo aresyja qe keta pesshkaqen te felliqur se duan vettingun, se mbas hetimit per hajdutet e kooruptuar te drejtesis, dote filloi hetimi per hadutet e politkanet qe jan ber me vila e para , sa sdin se ku ikan futur e fshehur . Jan keto pislleqe qe e lan vendin ton, te cilit si mungojn as fushat, as malet, luenjte e liqenet, detetet. pasurit e tokes e nentokes qe si ka askush nga vendet e ballkanit e me gjer, por qe nga makuteria dhe ajduteria e pushtetareve, ne diktatur e demokraci ka mbetur vendi me i varfer i evropes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button