Kronika

Hetimi pasuror, Kelmend Balili “i varfër”, pa prona e para

Ish-zyrtari i Transporteve në Sarandë, Kelmend Balili rezulton i varfër.

Burime nga krimi ekonomik dhe Krimet e Rënda i thanë Report Tv se, nga verifikimet e deritanishme rezulton zyrtarisht se Balili është person pa prona në emrin e tij dhe po ashtu ai nuk ka llogari bankare të cilat kanë gjendje parash ne vlera të larta.

Prej më shumë se 2 javësh ndaj Balilit po kryhet një hetim pasuror paralelisht me operacionin për gjurmimin dhe kapjen e tij, arrestim i cili kërkohet si nga autoritetet e drejtësisë greke dhe ato shqiptare.

Sipas autoriteteve greke Balili është konsideruar “Escobari Ballkanit” dhe dyshohet se qëndron pas një grupi kriminal të trafikut të drogës, por këtë akuzë ai e ka mohuar publikisht duke e cilësuar se gjithçka është sajuar me prapavijë politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button