Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, duke mposhtur Rumaninë 1:0.
Kombëtarja shqiptare ka shkruar histori në Kampionatin Evropian, pasi ka shënuar fitoren e parë duke mposhtur Rumaninë me rezultat minimal 1:0.
Shqipëria ka treguar paraqitje fantastike, duke pasur disa raste të mira shënimi, por vendimtare ishte minuta e 43’të, kur Armando Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores.
Deri në fund Shqipëria ka pasur disa raste të mira shënimi, por pa sukses, duke qenë vendimtare pjesa e parë. Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e tretë me 3 pikë. Vendin e parë e mban Franca me shtatë pikë, ndërsa Zvicra mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, skuadra këto që sonte barazuan pa gola 0:0.
Gjate historise, Shqipëria dhe Rumania janë përballur 18 herë që nga viti 1946 e deri më 2011. Përfaqësuesja e Rumanisë, me të cilën Shqipëria do të përballet në Euro 2016 nuk është kundërshtar i panjohur. Ekipi kuqezi me rumunët është përballur 18 herë që nga viti 1946 e deri më 2011. Në 18 përplasje me Rumaninë, Shqipëria ka fituar vetëm 2 ndeshje, ka barazuar tre herë derisa ka humbur 13 herë.
Ndeshjet Shqipëri – Rumani (1946-2011):
- 13.10.1946
Shqipëri-Rumani 1-0 (Kamp. Ballkanik)
- 25.05.1947
Shqipëri-Rumani 0-4 (Kamp. Ballkanik)
- 02.05.1948
Rumani-Shqipëri 0-1 (Kamp. Ballkanik)
- 23.10.1949
Rumani-Shqipëri 1-1 (Kamp. Ballkanik)
- 29.11.1949
Shqipëri-Rumani 1-4 (Miqësore)
- 05.10.1950
Rumani-Shqipëri 6-0 (Miqësore)
- 29.10.1972
Rumani-Shqipëri 2-0 (El. Botërorit 1974)
- 06.05.1973
Shqipëri-Rumani 1-4 (El. Botërorit 1974)
- 25.03.1987
Rumani-Shqipëri 5-1 (El. Euro 1988)
- 28.10.1987
Shqipëri-Rumani 0-1 (El. Euro 1988)
- 20.09.1988
Rumani-Shqipëri 3-0 (Miqësore)
- 06.09.2006
Shqipëri-Rumani 0-2 (El. Euro 2008)
- 21.11.2007
Rumani-Shqipëri 6-1 (El. Euro 2008)
14.7.09.2010
Rumania – Shqipëria 1:1 (El. Euro 2012)
- 11.10.2011
Shqipërua – Rumania 1:1 (El. Euro 2012)