Horoskopi

Horoskopi për datën 22 shtator 2014

horoskopiDashi

Një telefonatë në pritje mund t’ju çorientojë, ndaj ruani qetësinë dhe vini rregull. Sot do të gjeni momentin ideal për të përmbyllur një çështje biznesi që e diskutoni prej kohësh. Perspektiva të mira për të ndryshuar ose gjetur një punë të re.

Demi

Fat në lojë dhe dashuri. Humor i ndryshueshëm. Sot, një person që keni shumë kohë pa e parë, do t’ju kërkojë. Gjeni kohë për të ndenjur dhe për ta dëgjuar. Do të keni mundësinë të zbuloni një sekret. Në punë duhet të tregoheni më dinak.

Binjakët

Fjala juaj e ditës së sotme është: mos u nxitoni! Së shpejti një situatë do të marrë zgjidhjen e duhur! Kini durim. Sot, një person i cili ju ka për zemër, mund të tregohet i drejtpërdrejtë dhe të tregojë afeksion ndaj jush. Mos u nxitoni për të shkuar drejt krahëve të tij.

Gaforrja

Mundohuni të jeni të qetë. Së shpejti do të gjeni zgjidhjen e dështimeve tuaja. Nuk do të keni fat në lojërat e fatit. Evitoni investimet. Dikush nuk do të jetë korrekt me ju, përpiquni të mos nxirrni sekretet tuaja dhe të tjerëve.

Luani

Jini të qartë për gjërat që kërkoni në jetë. Kontrolloni makinën dhe motorin tuaj, dhe drejtojini me kujdes. Mësimet do të shkojnë mrekullueshëm e gjithashtu edhe gjërat që do të ofrohen nga jashtë. Mos pini shumë alkool. Keni nevojën për t’u qetësuar dhe për t’u larguar nga rutina. Do t’ju bëjë mirë një udhëtim.

Virgjëresha

Ju kërkohet që sot të jeni më pak ose aspak të besueshëm. Jo të gjithë mundet ta përdorin besimin tuaj për mirë. Besimi është i rëndësishëm dhe duhet t’u jepet pak personave. Raporte të mira me miqtë, por ç’është më e rëndësishmja, me prindërit.

Peshorja

Argëtohuni pa shkaktuar xhelozi te partneri. Njëherë të vetme lërini pas kurrizit problemet e vjetra, lërini jashtë derës vështirësitë dhe qetësohuni. Në dashuri merrni kohë nëse keni. Mundësi të mira do të keni pasdite për të marrë një vendim që në një mënyrë do t’ju ndryshojë pjesërisht jetën.

Akrepi

Ide të reja dhe origjinale. Sot do të ballafaqoheni me një Ujor. Do të mund të bëni investime shumë të mira. Gjithashtu do të kuptoni një kurth që do t’ju bënte të humbitnit shumë para. Argëtimi nuk do t’ju mungojë. Rezultatet e punës do të jenë të shkëlqyera.

Shigjetari

Nëse prisni një surprizë ose një dhuratë, sot do të ketë shumë mundësi që kjo të ndodhë. Ambienti i punës nuk ju stimulon më shumë për të punuar. Bëni diçka të mirë, qoftë edhe duke ndihmuar dikë, i cili po përjeton një dilemë. E sigurt që do t’ju kompensojnë për këtë, edhe pse ndoshta pak më vonë.

Bricjapi

Moment kulminant për të marrë një vendim të rëndësishëm, tani është koha e duhur për të vepruar. Të lindurit në ditën e hënë do të kenë një ditë të qetë dhe shumë produktive. Ndërsa të lindurit ditën e enjte do të kalojnë një ditë paksa të vështirë. Mbani dieta të shëndetshme.

Ujori

Kujtimi i disa gjërave në të shkuarën, sot do të rikthehen dhe do t’ju bëjnë të vuani. Vendosini një kapak të shkuarës dhe kujtohuni që dielli ndriçon edhe për ju. Dashuria ju hap shpresa të reja. Do të ndiheni të lumtur dhe të plotësuar. Shpresa, dëshira dhe ëndrra që do të realizohen.

Peshqit

Dashuri në “evolucion”. Shikojini në mënyrë favorizuese ndjenjat për të qenë më të qartë. Mundësi të mira për ata që janë ndarë këta 6 muajt e fundit. Rikthehen dashuritë, por nuk do të jenë pozitive për të gjithë. Çdo gjë varet nga gjendja juaj emocionale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button