Horoskopi

Horoskopi për datën 22 shtator 2015

Dashi

Dikush dëshiron që të dominojë në gjithçka dhe për gjithçka: nëse nuk pranoni, do të jetë fundi! Dini të jeni të fortë dhe sidomos tregoni personalitetin tuaj. Kërkoni këshillë nga një i besuar.

Demi

Nëse përulësia nuk është pika juaj e fortë, sot përpiquni të jeni me çdo kusht. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrini të përballoni ditën dhe të shmangni thashethemet që mund t’ju kanosen.

Binjakët

Mos u zini besë personave joseriozë. Jini më selektiv në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve dhe të miqve. Të afërmit nuk mund të ndërhyjnë shumë në jetën tuaj. Ecni përpara në rrugën tuaj.

Gaforrja

“Uria” juaj për paqe dhe qetësi do t’ju shtyjë që t’u kërkoni këshilla miqve dhe të njohurve. Një ndikim të madh te ju do të kenë Jupiteri dhe Mërkuri. Por mos ia besoni sekretet tuaja askujt.

Luani

Avancime profesionale për ata që e meritojnë dhe propozime të reja pune për ata që i kanë kërkuar ato. Kjo do të jetë një periudhë e favorshme për punën dhe shëndetin. Do të ndiheni pak nervoz.

Virgjëresha

Çoni përpara me përkushtim projektet për të cilat po punoni. Së shpejti do të merrni kënaqësi të shumta, por duhet të jepni maksimumin tuaj. Mos e “zbrazni” zemrën nga kujtimet e bukura!

Peshorja

Të lindurit ditën e mërkurë mes datës 9 dhe 14 mund të përjetojnë një tradhti sentimentale të rëndësishme: nëse ju ndodh që ta zbuloni, mos bëni menjëherë skena, por flisni me partnerin/en.

Akrepi

Gjërat do të “ndërtohen” dalëngadalë: mos i “digjni” etapat, sidomos në dashuri. Do të pendoheshit dhe do të krijonit situata shumë të sikletshme. Mos u mbështesni te të tjerët sot.

Shigjetari

Praktikat që do të paraqisni sot në çdo fushë dhe për çdo arsye do të jenë të mira. Vetëm të lindurit ditën e enjte në mëngjes do të jenë të pafat. Në dashuri do t’ju marrë rutina e ditës.

Bricjapi

Do të merrni një lajm të mirë nga një mik. Shmangni situatat që në të ardhmen mund t’ju hapin telashe dhe probleme. Në dashuri mos kini frikë që të silleni ashtu siç e ndieni. Jupiteri do t’ju japë shkëlqim.

Ujori

Sot do të keni mundësinë për të takuar persona që nuk janë bërë të gjallë prej kohësh, mund të merrni edhe surpriza prej tyre. Në punë mos u nxitoni. Së shpejti një marrëveshje do të mbyllet mirë.

Peshqit

Nëse nuk keni kohë për t’iu dedikuar shtëpisë, mos e bëni, por kini parasysh se një shtëpi e lënë pas dore është një biletë e keqe vizite për këdo që dëshironi t’ju njohë. Do të jeni seriozë dhe precizë në punë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button