Horoskopi

Horoskopi për datën 22 tetor 2014

horoskopiDashi

Marsi do t’ju bëjë nervozë sot, ndërsa debatet në familje dhe me kolegët do të jenë tepër të mundshme për të ndodhur. Këshilla është që të mos bini pre e provokimeve. Reflektoni për veten.

Demi

Disa persona do të mendojnë shumë për ju, por mos u shqetësoni shumë, sepse do të jenë mendime pozitive. Sot Venera do t’ju bëjë që të jeni sakrifikues në aspektin e dashurisë.

Binjakët

Gjithçka mirë për sa i përket çështjes së spiritualitetit dhe meditimit. Do të ndiheni gjithë energji. Po e ekzagjeroni shumë me kujdesin ndaj partnerit. Do të merrni një lajm shumë të mirë.

Gaforrja

Tregohuni më të vëmendshëm ndaj gjërave që do të blini sot, lexojini mirë etiketat. Mos mbani mëri me ata që ju kanë kthyer shpinën, por qëndroni sa më larg tyre dhe buzëqeshini së tashmes.

Luani

Sot vëmendja juaj do të përqendrohet te stili i jetës dhe ju do të ndiheni energjik. Mund të mendoni të merrni një periudhë pushimi të shkurtër. Qëndroni larg shoqërisë sot, sepse do t’ju duan vetëm për interes.

Virgjëresha

Mundohuni të jepni këshilla të mira. Nuk është dita ideale për shpenzime të kota, mundohuni të kurseni sa më shumë të mundni. Mos shpresoni të gjeni lumturinë duke shpresuar nga e kaluara.

Peshorja

Pak të reja, por pozitive do t’ju ndodhin pasdite vonë. Të lindurit ditën e hënë mund të marrin një ftesë të papritur së cilës është e vështirë t’i thoni jo. Të tjetër do të ndiejnë nevojën për sukses në punë.

Akrepi

Do t’ia kaloni shumë mirë me miqtë sot. Merrni shpejt një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me jetën tuaj private. Në punë do të ndiheni të lodhur dhe me pak energji.

Shigjetari

Një çështje e vjetër do t’ju komunikohet nëpërmjet postës. Bëjini mirë llogaritjet tuaja në dashuri por mos u besoni gënjeshtrave. Një shoqe po përfiton nga sinqeriteti juaj. Thashethemet do të jenë të pashmangshme.

Bricjapi

Nëse nuk keni kohë për t’iu dedikuar shtëpisë, lëreni ashtu siç është, sepse shëndeti është më i rëndësishëm: çlodhuni nëse e ndieni veten shumë të lodhur. Mos i refuzoni ofertat e punës.

Ujori

E keni nënvlerësuar një çështje dhe tani po paguani pasojat. Mundohuni të jeni më të qetë dhe më të arsyeshëm. Tregohuni të sjellshëm me kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Peshqit

Do të jeni shumë të ndjeshëm në gjithçka që do të bëni sot. Do të takoheni me persona të cilët i konsideroni armiq: indiferenca dhe pamja juaj e kuruar do t’i çmendë ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button