Horoskopi

Horoskopi për datën 25 shtator 2015

Dashi

Do të merrni komunikim të kënaqshëm rreth një projekti të ri për ta vënë në zbatim. Do të jeni shumë të dashur ndaj personit që doni, do të dëshironi të kaloni më shumë kohë me të dhe kjo është e rëndësishme.

Demi

Do të shpërbleheni më shumë nga sa e kishit imagjinuar dhe kjo do t’ju bëjë të lumtur, sepse pas shumë kohësh do të bëni shpenzime personale. Do të keni mundësi që të forconi marrëdhënien tuaj dashurore.

Binjakët

Nuk duhet t’u jepni rëndësi vetëm gjërave te të cilat besoni, sepse rrezikoni që të mos keni një vizion real të gjërave që ju rrethojnë. Do të pëlqeheni nga të tjerët dhe kjo do t’ju bëjë aktivë.

Gaforrja

Do të keni mundësi të zbuloni një person, i cili ju ka bërë keq. Do t’ia thoni hapur ato që mendoni, ndërsa do ta largoni me një sjellje të ashpër dhe të vendosur. Favorite do të jenë takimet e reja.

Luani

Pranë jush ndodhet një koleg ziliqar që dëshiron t’ju “shkatërrojë”. Por Mërkuri do të favorizojë dialogun dhe ju do të shpreheni me shumë qetësi përballë çdokujt, edhe ndaj personit të zemrës.

Virgjëresha

Një vonesë jo për faj të neglizhencës tuaj do të transformohet në një ngjarje publike dhe kjo gjë do t’ju bezdisë shumë, sidomos për komentet që do t’ju bëjnë. Në dashuri do të kaloni një moment magjik.

Peshorja

Nuk duhet të shqetësoheni nga një fazë “bllokimi”. Është mirë që të reagoni me paramendim, duke u mësuar që të pranoni edhe fazat negative. Do të keni mundësinë që të njihni një person në mënyrë të pazakontë.

Akrepi

Shumë gjëra do të “futen” në rrugë të mbarë dhe ju më në fund do të filloni të buzëqeshni. Por me partnerin nuk duhet të heshtni më, sepse problemet duhet t’i ballafaqoni sa më shpejt për të mos rrezikuar.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të arsyetoni se ai “tren” ka ikur për ju dhe nuk kthehet më për ju. Megjithatë nuk do të jetë e vështirë që të ngushëlloheni.

Bricjapi

Sot do të kuptoni më së miri se kush është i interesuar për ju dhe që ju do shumë. Pra do të kaloni një ditë plot energji pozitive dhe pse jo perfekte.

Ujori

Besojuni plotësisht këshillave të një personi që e doni shumë. Ajo e ka të gjithë mundësinë për t’ju ndihmuar në atë që do të bëni. Si veshje zgjidhni diçka me shkëlqim.

Peshqit

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrjen e një vendimi. Studioni të gjitha pasojat e çështjes, në mënyrë që problemin ta zgjidhni plotësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button