Horoskopi për datën 9 gusht 2014
Do të ndiheni veçanërisht të tërhequr nga një person: ju e dini, ai është një njeri i bukur. Është koha të mendoni për një dietë serioze, sepse shëndeti është mbi gjithçka. Organizoni një udhëtim.
Demi
Do të merrni lajme të mira nëpërmjet telefonit, email-it ose postës. Më në fund diçka do të lëvizë mbi një çështje që e keni vërtet për zemër. Mos i bëni vetes kritikë sot.
Binjakët
Mundësi të mira për një punë të re. “Shfrytëzoni” mbështetjen e një personi të besuar. Besojini një bricjapi. Nëse po mendoni të blini një shtëpi, merrini hua të afërmve.
Gaforrja
Po mendoni të bëni një udhëtim? Mos u frikësoni, së shpejti do të vijnë edhe burimet që prisnit që ëndrra juaj të bëhet realitet. Jeta duhet të përballohet me kurajë. Mos firmosni kontrata sot.
Luani
Ktheni faqe, ju e dini mirë që mundeni dhe këtë bëjeni shumë shpejt: mos e falni më dikë që e keni falur disa herë! Qëndroni vetëm për të reflektuar mbi gjithçka për jetën tuaj.
Virgjëresha
Një kolegu juaj sot do të jetë shumë i padurueshëm. Gjithsesi bëni durim. Venera dhe Urani do t’ju mbushim me energji për gjithçka. Shmangni nxitimin dhe mendohuni para se të flisni.
Peshorja
Dita e sotme për disa mund të jetë tërheqëse për nga aspekti i dashurisë dhe miqësisë. Ndërkohë situata juaj ekonomike mund të vështirësohet prej një gabimi të mëparshëm. Mundohuni të pushoni.
Akrepi
Duhet të merrni kredi, mos e kufizoni veten që me propozimet e para, por përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi duke i bëtë mirë llogaritë. Besojuni bankave më të sigurta.
Shigjetari
Një person me shumë vlera do t’ju propozojë për të bashkëpunuar për një projekt interesant. Në mbrëmje do të jeni nën shoqëri të mirë. Mos u pendoni për gjërat që keni bërë me ndërgjegje.
Bricjapi
Një periudhë aspak pozitive, por dashuria do të jetë me ju. Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë dhe në rritje. Shëndeti do t’ju bëjë “naze”. Punoni sa më shumë të mundni.
Ujori
Bëjeni gjithçka sipas mënyrës tuaj. Do të jeni të zotët, seriozë dhe të përgjegjshëm. Të reja të mira ju presin. Do të jeni shumë të kërkuar. Një dëshirë e juaja do të realizohet. Mbrëmje e bukur.
Peshqit
Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja. Ata që punojnë në zyrë duhet të bëjnë kujdes me shefin, i cili do të jetë me humor të keq.