☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.68 ▲1.28%
ARI 4,688 ▼4.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,084 ▼ -4.16% ETH $2,168 ▼ -4.66% XRP $1.4589 ▼ -2.11% SOL $89.6100 ▼ -2.85%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.68 ▲1.28 % ARI 4,688 ▼4.26 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.68 ▲1.28 % ARI 4,688 ▼4.26 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit.

Në një postim në rrjetet sociale pas këtij takimi, Hoxha shprehet se çdo bisedë mbi Europën duhet të përfshijë patjetër të rinjtë, pasi idetë e tyre e sfidojnë politikën të bëjë më shumë.

“Çdo bisedë kuptimplotë mbi Europën duhet domosdoshmërisht të përfshijë të rinjtë. Pata një shkëmbim vërtet përmbajtësor, energjik dhe frymëzues me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit, kureshtja, mendimi kritik dhe angazhimi i të cilëve nxjerrin në pah rolin jetik që të rinjtë luajnë në formësimin e së ardhmes së Europës.

Dialogu me të rinjtë nuk është vetëm pasurues, ai është thelbësor. Pyetjet, idetë dhe pritshmëritë e tyre na sfidojnë të bëjmë më shumë, të udhëheqim me integritet dhe të sigurojmë që projekti europian të mbetet dinamik, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt së ardhmes.”, shkruan ministri.

Më tej, Hixha shprehet se në këtë takim, pati mundësinë t’u përgjigjej pyetjeve të studentëve mbi rrugëtimin e Shqipërisë përmes reformave, qeverisjes së mirë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, procese transformuese që vazhdojnë ta afrojnë vendin tonë me Bashkimin Europian.

“U impresionova veçanërisht nga interesi i tyre i fortë për zgjerimin e BE-së, një domosdoshmëri për Shqipërinë, por edhe një investim i qartë strategjik për vetë BE. Theksova rolin qendror që çështjet e BE-së zënë në jetën tonë të përditshme politike dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për modernizim, duke e ankoruar fort të ardhmen tonë brenda familjes evropiane, së cilës i përkasim natyrshëm.

Është inkurajuese të ndash me këtë brez të ri bindjen se në këto kohë të ndërlikuara dhe të pasigurta, BE-ja duhet të vazhdojë të dëshmojë unitet, kohezion dhe vizion.”, shton ai.

Sjellim ndërmend se ditën e djeshme, ministri Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.