☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.71 ▼0.82%
ARI 4,205 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,222 ▲ +1.48% ETH $2,463 ▲ +4.09% XRP $1.3427 ▲ +2.68% SOL $106.5500 ▲ +4.22%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,205 ▲0.84 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,205 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës

Dy rafineri të mëdha të naftës në Kuvajt janë goditur nga sulme me dronë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar Korporatën e Naftës së Kuvajtit.

”Një njësi përpunimi në rafinerinë ‘Mina Abdullah’ u godit nga një dron, duke shkaktuar zjarr”, sipas raportit.

Në një incident të veçantë, edhe një njësi në rafinerinë “Mina al-Ahmadi” u sulmua në mënyrë të ngjashme, duke rezultuar në një zjarr të kufizuar që u vu nën kontroll nga ekipet e emergjencës.

Të dyja objektet janë ndër më të rëndësishmet për industrinë energjetike të Kuvajtit dhe luajnë një rol kyç në furnizimin me naftë të tregjeve ndërkombëtare.

Autoritetet thanë se menjëherë pas sulmeve u aktivizuan protokollet e sigurisë dhe u morën masa për të shmangur përhapjen e flakëve dhe dëmtime të mëtejshme në infrastrukturë.

Sipas burimeve zyrtare, nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, ndërsa operacionet në rafineri pritet të vazhdojnë pjesërisht pas vlerësimit të dëmeve.

Ekspertët paralajmërojnë se incidente të tilla mund të ndikojnë në stabilitetin e tregjeve globale të energjisë, veçanërisht në një moment kur rajoni është përfshirë nga tensione të larta gjeopolitike.

Sulmet vijnë në sfondin e një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku Irani ka goditur objektiva në vendet e Gjirit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelito-amerikane që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, përfshirë në infrastrukturën energjetike.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe rikthim në rrugën diplomatike./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.