Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,919 ▲0.48%
DOW 48,357 ▲0.29%
NASDAQ 23,406 ▲0.96%
NAFTA 95.28 ▼3.84%
ARI 4,816 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,364 ▲ +5.48% ETH $2,390 ▲ +8.51% XRP $1.3910 ▲ +4.05% SOL $87.2700 ▲ +4.79%
S&P 500 6,919 ▲0.48 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,406 ▲0.96 % NAFTA 95.28 ▼3.84 % ARI 4,816 ▲1.01 % S&P 500 6,919 ▲0.48 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,406 ▲0.96 % NAFTA 95.28 ▼3.84 % ARI 4,816 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj në Strasburg, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Strasburg, Francë, për të takuar zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit të Venecias, tre javë pas anëtarësimit me të drejta të plota në këtë institucion.

Hoxhaj ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, me të cilin ka biseduar gjatë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë dhe njëherësh e ka falënderuar për pranimin e Kosovës në Komisionin e Venecias.

Sipas Hoxhajt, pa anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës nuk do të ketë integrim të plotë në Bashkimin Evropian.

“Sot kam pasur një takim shumë të mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Jagland, të cilin e falënderova për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venecias. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të siguroj mbështetje nga ai për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe besoj që këtë vit Kosova do të aplikojë për në këtë organizatë. Nuk mund të ketë integrim të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian pa anëtarësimin e saj fillimisht në Këshill të Evropës. Nuk mund, po ashtu, të ketë standarde të mirëfillta në fushën e të drejtave të njeriut, në fushën e të drejtave të minoriteteve dhe të sundimit të ligjit pa anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Hoxhaj, pas takimit.

Hoxhaj-Jagland 1 (2)

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës në Strasburg pritet të takojë edhe zyrtarë të lartë të Komisionit të Venecias për t’i falënderuar dhe koordinuar hapat e mëtejshëm të Kosovës si anëtare e re në këtë institucion.

Kryediplomati kosovar është hera e dytë që brenda këtij viti ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Jagland, në përpjekje për ta shtyrë përpara aplikimin dhe pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.