☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.14 ▼1.69%
ARI 4,644 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,898 ▲ +1.77% ETH $2,075 ▲ +3.01% XRP $1.3381 ▼ -0.31% SOL $83.7400 ▲ +1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hoyt Yee: Amerika është e përfshirë që nga fillimi në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka komentuar deklarimet e fundit se Amerika duhet të bëhet pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në Samitin e 17-të ekonomik të Serbisë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në dialog qysh nga fillimi. “Amerika ka qenë e përfshirë që nga fillimi në dialog dhe kjo nuk është sekret që kemi marrë pjesë në këtë proces të udhëhequr nga Brukseli”, tha Yee, transmeton lajmi.net

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shteti i tij dëshiron që vendet e Ballkanit të jenë të qëndrueshme dhe të mos kenë konflikte. “Ende ekziston rreziku i konfliktit për aq kohë sa ka mosmarrëveshje dhe probleme të pazgjidhura. Por tendenca e paqes dhe stabilitetit është pozitive”, shtoi zyrtari amerikan.

Sipas tij, vendet që e duan anëtarësimin në BE duhet të jenë të vendosur për atë rrugë. Në fund, ai theksoi përkushtimin e Amerikës për rrugën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.