Ekonomia

Hyn në fuqi ligji për punëkërkuesit “dembelë”

Çdo punëkërkues i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë. Tashmë ka hyrë në fuqi ligji “Për punëkërkuesit” i cili synon të nxjerrë nga skema punëkërkuesit që nuk duan të punojnë duke iu ofruar atyre mundësi për t’u kualifikuar profesionalisht për t’i bërë ata të aftë për të qenë pjesë aktive e tregut.

Në zyrat e punësimit aktualisht janë të regjistruar 152 mijë punëkërkues. Nga këta, 43 % janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 5 % janë përfitues të pagesës së papunësisë.

Me anë të këtij ligji do të bëhet e mundur që të të identifikohen dhe të ndahen grupet e punëkërkuesve, të cilët janë vërtet të interesuar për t’u punësuar, dhe ata, që u intereson regjistrimi thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme, siç është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit. Kjo është pjesë e nismës së qeverisë kundër informalitet.

Ligji parashikon edhe procesin e regjistrimit të punëkërkuesve të papunë. Për çdo person, i cili do të paraqitet në zyrën e punësimit për të kërkuar punë, zyra e punësimit do të bëjë verifikimet përkatëse në organet tatimore, nëse personi rezulton i punësuar apo i vetëpunësuar, dhe brenda një muaji kalenderik, nga data e paraqitjes, vendos për dhënien apo jo të statusit të punëkërkuesit të papunë.

Punëkërkuesi i regjistruar duhet të paraqitet çdo muaj në zyrën e punësimit, apo sa herë t’i kërkohet një gjë e tillë nga kjo zyrë. Punëkërkuesve, të cilët paraqiten në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale të tyre, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, u ofrohen oferta pune të përshtatshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button