☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.01 ▲1.37%
ARI 4,565 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,650 ▲ +1.42% ETH $2,062 ▲ +2.88% XRP $1.3598 ▲ +1.75% SOL $84.4500 ▲ +2.4%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.01 ▲1.37 % ARI 4,565 ▲0.91 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.01 ▲1.37 % ARI 4,565 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Hysaj para Polonisë: Duam t’i bëjmë krenarë shqiptarët, momenti vendimtar për Botërorin

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen vendimtare t2ë 26 marsit, “play-off” ndaj Polonisë. Në konferencë për shtyp doli sot Elseid Hysaj, i cili shprehu emocionet dhe vendosmërinë e tij. Ai nënvizoi se pavarësisht mungesës së minutave te Lazio, në kombëtare jep maksimumin dhe ndihet krenar për çdo mundësi të luajturi. Hysaj thekson rëndësinë e ndeshjes së vetme që mund ta çojë Shqipërinë në Botëror dhe përgjegjësinë që kanë të gjithë lojtarët kuqezinj për të dhënë më të mirën:

“Është e vërtetë që nuk kam pasur minutazh në klubin tim, por kur vjen në kombëtare është një ndjesi tjetër… Nëse do të kem 60 minuta lojë, do jap më të mirën time dhe pastaj do t’ia lëshoj vendin dikujt tjetër. Jemi të gjithë të disponueshëm për kombëtaren. Është një ndeshje e vështirë, Polonia ka skuadër të fortë, me shumë emra. Ka treguar që ka kualitet, por tani kemi rastin e vetëm që mund të na çojë në Botëror. Është një mundësi e vetme, të gjithë jemi të kënaqur që kemi arritur ‘play off’-in, do të japim maksimumin. Tani e kemi në dorë ne, duam të shkojmë atje, e kemi treguar që duam t’i dhurojmë Shqipërisë një Botëror të bukur.

Ka dy vite që ndoshta kam pasur çalime aty ku luaj në skuadrën time, por pjesa e kombëtares është diçka tjetër. Këtu kam bërë maksimumin, kam luajtur dhe kur kam ndenjur në pankinë i kam mbështetur bashkëlojtarët nga jashtë. Kjo puna e minutazhit është pak mërzitje atje, por është krenari e madhe që do të luaj një ndeshje ‘play off’ me kombëtaren.

Ndeshja me Poloninë, që kemi luajtur atje, ka qenë shumë e bukur. Nëse luajmë mirë bashkë, kemi shanset tona. Mungesat janë të rënda, sepse Manaj dhe Daku janë të rëndësishëm. Kur janë ata në fushë, kemi ndihmë më të madhe për të bërë gol dhe për avancuar, kur mungojnë disa është një mundësi për të tjerët që të tregojnë se e meritojnë të thirren në kombëtare. Këtu është diçka e madhe, respekt për ata që do të vijnë dhe ata që mungojnë, kemi një trajner shumë të mirë që e di mirë çfarë duhet bërë.

Botërori është një ëndërr, e kam pasur qysh i vogël. Kur luan në dy Kampionate Europiane kërkon edhe Botërorin. Ndonjëherë ëndrrat realizohen, ndonjëherë jo, por unë kam besim shumë të madh. Këtë mundësi kemi, është një ndeshje teke, e vështirë, por shkojmë për fitore. Nëse do luanim në shtëpinë tonë do të ishte më mirë, të gjithë jemi gati, një derë kemi për të kaluar. Nëse nuk e kalojmë do të kthehemi mbrapsht, do të qajmë, çdo të bëjmë…

Ishalla kalojmë Poloninë njëherë, por edhe po fituam nuk mund të gëzohesh për asgjë, sepse është ndeshja tjetër. Nëse kalojmë Poloninë, kemi ndeshjen e jetës. Do të luajmë me zemër, siç kemi bërë çdo ndeshje tjetër, do t’i bëjmë sa më shumë krenarë shqiptarët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.